Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, në rrjete sociale është publikuar një video-inçizim i një automjeti duke qarkulluar në kahje të kundërt në autostradën “Arben Xhaferi”.
Me ç’rast, Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me stacionin policor – Hani i Elezit, ka identifikuar shoferin që ka drejtuar mjetin në kahjen e kundërt.
I njëjti është gjobitur me 500€, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë muajsh, njofton Policia e Kosovës./TVPrizreni/