Home LAJME Ambasadorët e BE-së konfirmojnë danezin Sorensen si emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë danezin Sorensen si emisar për dialogun Kosovë-Serbi

0
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë danezin Sorensen si emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë pozitë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do ta japin pëlqimin përfundimtar të hënën, në mënyrë që Sorensen të nisë mandatin e tij nga fillimi i shkurtit.

Të dërguarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.

Radio Evropa e Lirë  nga burime diplomatike në ditë më parë kishte raportuar se emri i Sorensenit ishte dërguar për miratim edhe te vendet anëtare të bllokut.

Kush është Sorensen?

Sorensen nga Danimarka ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.

Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë. Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here