Të mërkurën, rreth orës 21:00 është përfshirë nga zjarri kati i tretë i një shtëpie në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Sipas njoftimit të policisë, përveç dëmve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
“Gjinoc, Suharekë / 22.01.2025 – 21:00. Një m/k ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë kati i tretë i shtëpisë. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz. (shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë). Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policsë.