Sot, U.D Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Hidroregjioni Jugor, Fadil Berisha, mirëpriti në një takim përfaqësuesit e KFOR-it Zviceran.
Ky takim u përqendrua në temat si gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në rajonin e Prizrenit, aktivitetet e kompanisë dhe planet për vitin 2025.
Në njoftimin e hidroregjionit bëhet e ditur se ky bashkëpunim është dëshmi e rëndësisë së komunikimit dhe përkrahjes së ndërsjellë në dobi të komunitetit tonë.
- Reklama -