- Reklama -

Hamza në Suharekë premton mbështetje dhe për sektorin privat

Në hapësirat e një fabrike këpucësh, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka premtuar mbështetje për sektorin privat. Me përkrahjen e tij, ka thënë se do të kontribuojë në rritjen e eksportit të prodhimeve vendore.

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, të martën ka ndjekur nga afër procesin e prodhimit të këpucëve në një fabrikë këpucësh në Suharekë.

- Reklama -

Në ambientet e fabrikës, Hamza është zotuar se me punën si kryeministër do të kontribuojë në rritjen e eksportit të prodhimeve vendore.

“Me mua, shteti do të jetë mbështetës i sektorit privat, jo pengues. Ne do të kemi reforma edhe në pjesën e politikave fiskale, edhe në pjesën e lehtësimit në financa, për shkak se neve na nevojitet prodhimi me qëllim që t’i zëvendësojmë importet, por të rrisim edhe eksportet”, tha Hamza.

Teksa ka folur për mbështetjen e sektorit privat, ai ka premtuar se për bizneset do të ketë lehtësira fiskale.

“Do të kalojmë pagesën e TVSH-së në brendi, do t’i lirojmë prej pagesës së tatimit në fitim korporatat ose bizneset që investojnë më shumë se 500 mijë euro dhe punësojnë më shumë se 50 punëtorë. Do të ketë lehtësira të tjera edhe për eksportues, varësisht prej vëllimit dhe nivelit të eksporteve. Krejt këto, që me e mbështet sektorin privat dhe me i mbështet ndërmarrësit”, shtoi ai.

Gjatë ditës, Hamza nëpërmjet një videoadresimi, ka përsëritur premtimet për mbështetje të studentëve, digjitalizim të arsimit fillor dhe të mesëm e edhe programe të veçanta kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla.

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hamza po ashtu ka njoftuar për takimin e tij me ambasadorin William Walker, të cilin thotë se e ka ftuar të jetë prezent më 9 shkurt, në atë që ai e quan festival të demokracisë.

Ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur krenar për mbështetjen e qytetarëve.

Ai ka ndarë disa fotografi me qytetarët nga tubimet që ka pasur në Drenoc e Luzicë të Malishevës, duke thënë se bashkë, janë më të vendosur se kurrë për një Kosovë më të mirë.

“Të bashkuar për një Kosovë më të mirë, me Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar Krasniqi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Totaj: Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas lajmit...

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre persona mbesin të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort