Policia e Shtetit të Shqipërisë ka njoftuar se në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, të nisur në Itali, janë vënë në pranga në Shqipëri pesë persona.
Sipas autoriteteve italiane, grupi kriminal trafikonte kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.
Deri tani, në kuadër të këtij megaoperacioni janë vënë në pranga 12 shtetas dhe po hetohen 8 të tjerë.
Në kuadër të megaoperacionit “ICARO.AL”, u vunë në pranga:
Sh. P., 44 vjeç, banues në Elbasan;
E. D., 40 vjeç, banues në Elbasan;
E. Zh., 41 vjeç, banues në Shkodër;
G. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Më tej, si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë shqiptare, dhe shkëmbimit të tij me homologët spanjollë, u vu në pranga në Spanjë shtetasi shqiptar me precedent penal, G. P. alias A. P., 48 vjeç.
Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.
Këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike Kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore.
/GazetaSinjali/