Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.
Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babanë e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë, raporton Top Channel.
Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin dhe vendosi për Gjergj Zaharinë 1 vit e 40 ditë liri me kusht.E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti sipas saj nuk përbën vepër penale.
Të tre personat të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.Ngjarja u shënua në muajin mars 2024, në pallatin mbretëror.
/GazetaSinjali/