Home LAJME Arrestohet një person në Merdar, dyshohet për kanosje të një viktime të fajdesë

Arrestohet një person në Merdar, dyshohet për kanosje të një viktime të fajdesë

0
Arrestohet një person në Merdar, dyshohet për kanosje të një viktime të fajdesë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kanosje ndaj një viktime të fajdesë.

Sipas njoftimit ai është arrestuar në pikën kufitare në Merdar.

I arrestuari thuhet se i ka kërkuar viktimës që të tërhiqet nga një rast ku i dyshuar për fajde është një familjar i tij.

“I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social Facebook, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale ‘fajdeja’ nga neni 331 sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria thuhet se do të parashtrojë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here