Home LAJME Digjet fabrika e plastikës në Rahovec, dyshohet për zjarrëvënie

Digjet fabrika e plastikës në Rahovec, dyshohet për zjarrëvënie

0
Digjet fabrika e plastikës në Rahovec, dyshohet për zjarrëvënie

Një fabrikë e plastikës në Fortesë (Bellacerkë) të Rahovecit është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm më 21.01.2025.

Aktualisht, zjarrfikësit janë duke u angazhuar për shuarjen e zjarrit, teksa nuk raportohet për të lënduar.

Policia rajonale e Gjakovës, konfirmoi për KALLXO.com se zjarri është iniciuar si rast i “zjarrëvënies”.

Rreth orës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë për produkte plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec. Njësitë policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë aktualisht të angazhuar në shuarjen e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “zjarrëvënie”- tha Sheremet Elezaj nga Policia e Gjakovës.

Sipas Policisë, zjarri është lokalizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here