Home LAJME 19 vjet nga vdekja e Rugovës, Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i tij

19 vjet nga vdekja e Rugovës, Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i tij

0
19 vjet nga vdekja e Rugovës, Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i tij

Në 19-vjetorin e vdekjes është përkujtuar ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë kanë bërë homazhe të varri i tij.

Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006, në moshën 62-vjeçare, ndërsa mbante postin e presidentit.

Rugova u zgjodh  kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989. Ai u konfirmua lider politik i Kosovës në dy palë zgjedhje të mbajtura në vitet ‘90, përkatësisht më 1992 dhe 1998. Ai është zgjedhur president i Kosovës dy herë edhe pas çlirimit, përkatësisht pas zgjedhjeve nacionale të vitit 2001 dhe atyre të 2004-s.

Rugova si kryetar i LDK-së, nga viti 1989, ishte kthyer edhe në lider të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të nëntëdhjeta, nën sundimin e Serbisë.

Vdekja e tij u përcoll me 15 ditë zie në Kosovë.  I ngarkuari i OKB-së për statusin e  Kosovës, Martti Ahtisaari, atëbotë, shtyri për një kohë bisedimet rreth këtij procesi. Tek dy vjet më vonë, më 17 shkurt të vitit 2008, institucionet e Kosovës e shpallën Pavarësinë.

Në përvjetorin e parë të vdekjes, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë që u jepet figurave historike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here