Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka qenë në Bllacë të Suharekës, duke thënë se nga qytetarët atje ka kërkuar që të të refuzojnë gjuhën e ndarjes, përçarjes e sharjes.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka të qartë të ardhmen.
“Takimet tona në fshatra, na janë shndërruar në tubime të mëdha. Kështu na pritën në fshatin BLLACË, të Suharekës. Po, një fshat, në një sallë! U fola për rikthimin e madh, i falënderova për mbështetjen që po na japin në këtë fushatë; mbi të gjitha u kërkova që ta refuzojnë gjuhën e ndarjes, përçarjes e sharjes! Jemi popull i vogël për kaq shumë urrejtje, e para vetes kemi një të ardhme që na pret”.
“LDK e ka të qartë të ardhmen! Unë e kam të qartë të ardhmen! Ekipi im e ka të qartë të ardhmen! Ju faleminderit secilit qytetar, në çdo fshat e qytet, që po bëhen vet ndryshimi! 124 është numri ynë! Republika jonë është vetë ëndrra jonë”, ka shkruar Abdixhiku.