Home LAJME Totaj: Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj

Totaj: Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj

0
Totaj: Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas lajmit të rëndë ku Abdurrahman Memaj, njëri nga të lënduarit me fishekzjarre natën e Vitit të Ri, sot gjatë trajtimit në Turqi ka ndërruar jetë.

Totaj theksoi se ky rast është një moment i rëndë për gjithë komunitetin tonë dhe një kujtesë për rëndësinë e rritjes së sigurisë.

Postimi i plotë:

Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj, i cili humbi betejën për jetën pas plagëve të marra nga shpërthimi tragjik në prag të Vitit të Ri në qytetin tonë.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Memaj dhe të gjithë të afërmit e tij.
Në këto momente të vështira, jemi me zemër pranë tyre dhe lutemi që ata të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Ky është një moment i rëndë për gjithë komunitetin tonë dhe një kujtesë për rëndësinë e rritjes së sigurisë.
U prehtë në paqe!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here