Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Suharekës dhe është dërguar në vuajtje të dënimit për tre vjet.
A.B., kosovar, dyshohet të ketë krye veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, shkruan IndeksOnline.
- Reklama -
Në një njoftim zyrtar të Policisë së Kosovës thuhet se ndaj të dyshuarit kishte pasur urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, dega në Suharekë.
“Drejtoria rajonale e policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim.
- Reklama -