Policia në Prizren i ka sekuestruar pushkën e gjuetisë dhe shtatë fishekë një personi në fshatin Konjush.
Sipas Policisë, më 14.01.2025, patrulla policore e kishte ndaluar të dyshuarin teksa kishte në krah pushkën e gjuetisë si dhe me vete qentë e gjahut.
- Reklama -
Policia njofton se i dyshuari kishte leje për armë, por nuk kishte leje për gjah dhe në kohën kur ishte ndaluar nga patrulla policore, gjuetia është e ndaluar.
“Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” – ka njoftuar Policia, më 15.01.2025.
Rasti është inicuar si gjueti e kundërligjshme.
- Reklama -