Home LAJME EC Ma Ndryshe lanson platformën online për promovimin e Muzeve të Kosovës, ai i Prizrenit njëri prej tyre

EC Ma Ndryshe lanson platformën online për promovimin e Muzeve të Kosovës, ai i Prizrenit njëri prej tyre

0
EC Ma Ndryshe lanson platformën online për promovimin e Muzeve të Kosovës, ai i Prizrenit njëri prej tyre

EC Ma Ndryshe ka lansuar platformën online për Muzetë e Kosovës, duke ofruar një burim të pasur informacioni për muzetë në qytetet si Prishtina, Prizreni, Mitrovica dhe Gjakova. Platforma përmban të dhëna të detajuara mbi llojet e muzeve, artefaktet e ekspozuara, lokacionet, oraret e punës dhe informacionet e kontaktit, duke synuar qasjen më të lehtë për qytetarët dhe turistët.

Ky projekt synon të promovojë muzetë e Kosovës, të rrisë interesin e vizitorëve dhe të lehtësojë orientimin e turistëve, ndërsa njëkohësisht mbështet digjitalizimin e trashëgimisë kulturore.

Platforma do të vazhdojë të përditësohet me informacione të reja për të përfshirë sa më shumë muze dhe të dhëna relevante. Ky zhvillim është pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni,” i mbështetur nga Ministria e Kulturës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here