- Reklama -

Komuna e Prizrenit hap aplikim për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të porsalindur

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrje publike për aplikim për mbështetje financiare për prindërit, banorë të komunës së Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2024, raporton Tv Prizreni.

Njoftimi i plotë:

- Reklama -

Njoftohen të gjithë prindërit, veçanërisht nënat (lehona), të cilat kanë lindur fëmijë gjatë periudhës nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2024, se mund të aplikojnë për mbështetje financiare nga Komuna e Prizrenit. Aplikimet, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, sipas Rregullores Komunale për kushtet, kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve, transfereve dhe granteve, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale.

Afati për aplikim: 30 ditë nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1. Dokument identifikimi i vlefshëm;

2. Ekstrakti i lindjes nga regjistri civil;

3. Deklaratë për ekonominë familjare;

4. Vërtetim për llogarinë bankare të njërit prej prindërve.

Kriteret për aplikantët (neni 29 i Rregullores Komunale):

1. Aplikantët duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.

2. Të dy prindërit duhet të jenë banorë të Komunës së Prizrenit.

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni administratën komunale.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort