Numri i të vdekurve është rritur në 10 nga zjarret në Los Angeles.
Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Angeles thotë se trupat e këtyre njerëzve janë ende duke u identifikuar.
“Identifikimi mund të zgjasë disa javë pasi Departamenti i Ekzaminuesit Mjekësor nuk është në gjendje t’i përgjigjet të gjitha vendeve të vdekjes për shkak të kushteve të zjarrit dhe shqetësimeve të sigurisë,” thanë ata në një deklaratë të enjten mbrëma.
Aktualisht janë pesë zjarre ende aktive në zonë: Palisades , Eaton , Kenneth , Hurst dhe Lidia.
Ndryshe, rreth 10 mijë shtëpi dhe struktura të tjera janë djegur dhe numri i qytetarëve të evakuuar është rritur në rreth 180 mijë./bbc