Home LAJME Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje” dhe “Tentim grabitje” në Prizren

Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje” dhe “Tentim grabitje” në Prizren

0
Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje” dhe “Tentim grabitje” në Prizren

Policia e Kosovës konkretisht Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje” dhe “Tentim grabitje” .

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme të dyshuarit me datën 8 janar rreth orës 18:15, tek hekurudha afër stacionit autobusëve në Prizren.
Njoftohet po ashtu se me forcë dhe me përdorimin e mjetit të mprehtë (thikë) ka arritur që nga viktima R.C, t’i marrin 200 euro dhe dy viktimat kanë pësuar lëndime.
Të dëmtuarit pasi që kanë marrur ndihmën e parë mjekësore në spital nga Sektori i hetimeve janë arrestuar te dyshuarit në fjalë dhe në prezencë të avokatëve, prindërve, punëtoreve social janë intervistuar dhe kanë pranuar veprën penale në tërësi.
Po ashtu, lidhur me veprimet hetimore është informuar dhe Prokurori Kujdestar për të Mitur dhe ndaj katër te dyshuarve është lëshuar aktvendim për ndalim 24 orë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here