Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, si pasojë e zjarreve që kanë mbërthyer qytetin e Los Anxhelosit, të mërkurën.
Zjarrfikësit po vazhdojnë ndërkohë “të luftojnë” për të shuar disa vatra të zjarrit në qytet, kanë bërë të ditur autoritetet, raporton BBC.
Presidenti i Shoqatës së Zjarrfikësve Profesionistë të Kalifornisë, Brian Rice tha se ata kishin të bënin me erëra me shpejtësi 80 milje në orë.
“Ne nuk mund ta kontrollojmë këtë,” theksoi ai.
Pamjet nga zjarri në Kaliforni mund ti shihni këtu.
Zjarrfikësit mund të punojnë në turne deri në 48 orë, njoftoi presidenti i sindikatës.
“Këta burra dhe gra do të punojnë me turne 24, 36, 40, 48 orëshe. Nuk do të largohemi së shpejti nga zonat e djegura. Tani për tani, të gjithë janë në mëshirën e erës. Dhe derisa të shohim një ndryshim ose një dobësim të erës, nuk do të jemi në gjendje të relaksohemi”, tha ai.
Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Eric Scott konfirmoi se zjarrfikësja 25-vjeçare pësoi një lëndim të rëndë në kokë dhe u dërgua në një spital lokal.
Ai tha se disa qytetarë kanë pësuar djegie.