Çmimet e derivateve në bursat ndërkombëtare kanë pësuar rritje ditëve të fundit.
Siç u raportua sot në mediat e huaja, çmimet e naftës së papërpunuar janë rrugë për një rritje të tretë javore radhazi, pasi arritën afër niveleve më të ulëta trevjeçare në fillim të dhjetorit.
Por kjo rritje nuk ka pasur ndikim në Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për gazetën online Reporteri.net se çmimet e derivateve në Kosovë, janë aktualisht më të lirat në rajon.“Derivatet në tregjet ndërkombëtare dhe në berzë kanë pësuar rritje ndërsa te ne në Kosovë çmimet me pakicë nuk janë rritur”, tha Berjani për Reporteri.net.
Ai ka thënë se aktualisht çmimi për 1 litër naftë në Kosovës është 1.20 euro deri në 1.28 euro, ndërkaq çmimi i benzinës është 1.22 deri 1.29 euro.
Berjani bëri një krahasim edhe me çmimet e derivateve në rajon, teksa bëri të ditur se në Shqipëri çmimi për një litër naftë është 1.89 euro e në Serbi 1.79 euro, ndërkaq çmimi i benzinës 1.90 euro në Shqipëri, e 1.80 euro në Shqipëri.
Çmimet dhe kërkesa për naftë pësuan një rritje të madhe në tregjet ndërkombëtare dy vite më parë pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022./Reporteri.net/