Një person ka raportuar tek organet e rendit për një grabitje në Prizren.
Sipas raportit policor, më 07.01.2025 rreth orës 18:15 disa persona i kanë grabitur kuletën një burri.
Personat e dyshuar pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti, siç njofton Policia, është në procedurë hetimore.