Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka përjashtuar mundësinë e ndonjë koalicioni me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai ka thënë se madje një koalicion i tillë nuk do të jetë i nevojshëm. Kurti tha se këto parti nuk janë reformuar ende.
“Ne nuk shohim mundësi që të shohim koalicione paszgjedhore, prandaj i kemi bërë ato parazgjedhore, së pari me partinë Guxo dhe partinë Alternativa me të cilët kemi bashkëqeverisur këto katër vjet dhe i kemi përvojat dhe mbresat më të mira nga njëri-tjetri.
Partitë të cilat kanë qenë gjatë në qeverisje në Kosovë, për dy dekada nga një herë dy prej tyre nganjëherë të tria bashkë PDK, LDK dhe AAK në këto katër vite nuk kam parë që janë reformuar dhe kur e kemi parasysh se sidomos në muajt e fundit sulmet që janë bërë ndaj subjektit tonë, ndaje qeverisjes së mirë dhe demokratike nuk shohim mundësi që të kemi çfarëdo koalicioni në mandatin tjetër, për më tepër që nuk do të jetë as i nevojshëm.”, tha Kurti në një intervistë për Kosovapress, transmeton gazeta online Reporteri.net.