Home LAJME Pesë të lënduar në një aksident në Suharekë

Pesë të lënduar në një aksident në Suharekë

0
Pesë të lënduar në një aksident në Suharekë
Foto: Ilustrim

Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten në fshatin Dubravë të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas tij, në aksidentin e ndodhur rreth orës 16:00 janë përfshirë dy automjete.

“Policia e trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin”, ka shtuar Bytyqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here