Home LAJME Makerspace Innovation Center Prizren, vendi që frymëzon inovatorët dhe ndërmarrësit e rinj

Makerspace Innovation Center Prizren, vendi që frymëzon inovatorët dhe ndërmarrësit e rinj

0
Makerspace Innovation Center Prizren, vendi që frymëzon inovatorët dhe ndërmarrësit e rinj

Dëshira e një grupi të rinjve nga Prizreni për të pasur një qendër të komunitetit për zhvillimin dhe rritjen e ideve në fushën e teknologjisë është bërë sebep për formimin e Makerspace Innovation Center Prizren.

Hapat e parë janë vënë në vitin 2017. Një grup i vogël i profesionistëve e entuziastëve të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit në saje të mbështetjes modeste nga organizata “Help” kanë arritur që ta hapin qendrën, në hapësira të kufizuara.

Pavarësisht kësaj vullneti i tyre ka qenë i çeliktë për të nxitur moshatarët e tyre për inovacion e ndërmarrësi. Por edhe për të aftësuar gjeneratat më të reja.
punës disavjeçare, Makerspace Innovation Center Prizren është shndërruar në bërthamën e ekosistemit digjital të Prizrenit, duke zënë vend të rëndësishëm edhe në kuadër të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve, në ish-kampin e KFOR-it gjerman.

Njëri prej bashkëthemeluesve të kësaj qendre, Arbër Kryeziu kujton nisjen e këtij rrugëtimi para 7 vitesh.

“Makerspace është iniciativë që ka filluar në vitin 2017. Por si ka filluar? Pas disa viteve të studimeve dhe punës në Prishtinë, ne u kthyem në Prizren dhe e pamë që qytetit po i mungon një qendër ku të rinjtë dhe të rejat munden me u taku, me u bë bashkë dhe me i nda të njëjtat brenga dhe me u zhvillu bashkërisht”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.

Sipas tij, falë një donacioni të asaj kohe është bërë e mundur ofrimi i trajnimeve në shkathtësi digjitale dhe ndërmarrësi.

“Makerspace ka qenë një ide, apo një ëndërr bashkë me Enisin gjatë kohës së studimeve. Duke e parë mungesën që e kishte Prizreni, ne e morëm, iniciativën bashkë me disa të rinj të tjerë për ta krijuar këtë qendër. Edhe bashkë me organizatën Help që na besuan në fillet e para të kësaj iniciative ne hapëm Makerspace Innovation Centre 1.0 në një hapësirë prej 100 metrave katrorë me dy klasa të vogla dhe një laborator, por me një dëshirë dhe vullnet për me bë shumë punë për të rinjtë dhe të rejat në Prizren, duke ofruar trajnime të ndryshme në shkathtësi digjitale, në ndërmarrësi, dhe kjo qendër të shërbej si adresë, dhe me bë Prizrenin me u dallua si një qendër e zhvillimit teknologjik”, ka deklaruar Kryeziu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here