Home LAJME Mjegull e madhe, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes

Mjegull e madhe, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes

0
Mjegull e madhe, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes gjatë vozitjes për shkak të mjegull së dendur në disa vende. Në njoftimin për media, policia për rajonin e Ferizajt kërkon vëmendje të shtuar për shkak të ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

Lexoni të plotë njoftimin e policisë dhe rekomandimet:

“APEL – MJEGULLA PARAQET RREZIK PËR SHOFERËT

Në rajonin e Ferizajt ka mjegull të dendur në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët. Apelojmë tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull. Ndërsa, rekomandojmë që:

  • Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!
  • Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.
  • Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.
  • Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. – Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!
  • Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!
  • Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin.
  • Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!
  • Mbani distancën e duhur në mes automjeteve !
  • Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!
  • Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here