Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sulmi mbi kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor.
Kurti ka thënë se nuk po mund ta paramendojë ligësinë aq të natryshme të dikujt, që në mënyrë kriminale i vendos 20 kilogramë eksplozivë e me lënë gjysmën e Kosovës pa energji elektrike e pa ujë.
Kurti ka thënë se kishte fat në fatkeqësi, pasi ka mundur të ketë vërshime e nuk do të kishte riparime të shpejta qysh janë bërë. Ai ka thënë se me këtë sulm është kaluar nga “lufta hibride në luftë kinetike”.
Kurti ka thënë se s’ka dyshime se kush qëndron prapa sulmit.
“Nëse nuk e ka bërë Serbia e kanë bërë Serbia e Rusia bashkë”, ka thënë Kurti në KTV.
Ai ka përmendur tri momente në konferencën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ishin indikacione se Serbia qëndron prapa sulmit.
“E para kur tha se në vitin 1985 ekzistonte një projekt për t’ia ndërruar rrjedhën lumit Ibër, e bile edhe myslimanë e boshnjakë të Ribariqit në Sanxhak kishin kërkuar këtë gjë nga unë, por ju thash jo. E çka po i bie kjo, eksplodimi është plani B…Ajo pastaj e vdes Liqenin e Ujmanit që furnizohet prej Ibrit. Tjetra tha se të arrestuarit nuk i njoh kush janë, vetëm njërin e njoh. Tha se është njeri i mrekullueshëm. E treta tha se është e vërtetë që eksplozivi ishte i serbëve, por paraprakisht ishte konfiskuar prej Policisë së Kosovës”, tha Kurti./GazetaSinjali/