Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka bërë të ditur se nëse ai do jetë në pushtet do t’i rrisë pensionet e moshës për 70 për qind.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës.
“Duke e rritur kujdesin për pensionistët tanë, ne nderojmë sakrificat e tyre dhe sigurojmë që shoqëria jonë të mbetet e kujdesshme dhe e drejtë për të gjithë qytetarët e saj”.
“Kosova mundet ma mire për pensionistët”, ka thënë Hamza. /