Home LAJME Mbledhja e fundit e Qeverisë për këtë vit- Këto janë vendimet që u morën sot

Mbledhja e fundit e Qeverisë për këtë vit- Këto janë vendimet që u morën sot

0
Mbledhja e fundit e Qeverisë për këtë vit- Këto janë vendimet që u morën sot

Qeveria e Republikës së Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti ka zhvilluar sot mbledhjen e fundit për vitin 2024 ku edhe kanë marrë një numër vendimesh.

Kurti në fillim të kësaj mbledhje ka folur për problemet me energjinë elektrike dhe ka numëruar ato që sipas tij janë “dhjetë sukseset” dhe ka kërkuar edhe nga ministrat që t’ua tregojnë qytetarëve nga 5 suksese që i kanë arritur gjatë vitit 2024.

Vendimet që janë marrë sot në mbledhje:

– Miratuar vendimin për të ndarë shtesat e njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.

– Aprovuar Ekstraktet e Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja: 233 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet: 236 dhe 237 elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

– Aprovuar Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore dhe Funksionimin e Grupit Koordinues Ndërministror. Kjo rregullore, si një nga masat e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, ka për qëllim të sigurojë një koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe të garantojë zbatimin efikas të politikave dhe masave të parashikuara për mbrojtjen nga dhuna në familje.

– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin Nr. 18/ 208 të datës 13 qershor 2024, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare, nga ana e Republikës së Kosovës në raport me obligimet ndërkombëtare, ndaj individëve dhe entiteteve të ndërlidhur apo përgjegjës për veprime që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Në përputhje me vendimet zbatuese të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe në harmoni me qëndrimet e Bashkimit Evropian, rreth bashkërendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë; rekomandohet aprovimi i masave shtrënguese ndaj individëve e entiteteve të ndërlidhura apo përgjegjëse që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor në Merdare. Terminalet doganore vazhdojnë t’i kthehen shtetit e nga to të përfitojnë të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here