Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës në ora 10:00.
Në rend dite do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e shtesave të njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionistët.
Kryeministri i Kosovës javën e kaluar ka njoftuar për ndarjen e këtyre mjeteve. Vendim ky që u kritikua nga opozita duke e cilësuar si tentim të Kurtit për “blerje votash”
Në mbledhjen e Qeverisë do të shqyrtohen edhe disa pika të tjera.