Mbi një orë janë pritjet e qytetarëve për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar, pritjet atje zgjasin nga 70 deri në 80 minuta.
Ndërkaq, për të dalë nga Kosova në të njëjtën pikë kufitare nevojiten 25 deri në 30 minuta.