Kompania “Ekoregjioni” njofton se ka ndërmarrë një reagim të shpejtë për pastrimin e rrugëve në fshatin Zhur si dhe në disa fshatra të tjerë të komunës së Prizrenit, që në orët e para të mëngjesit, pas reshjeve të borës që kanë përfshirë zonën. Kompania përgjegjëse për pastrimin e rrugëve ka angazhuar mjete të specializuara për të hequr borën nga rrugët kryesore, duke siguruar kalueshmërinë e sigurt të tyre.
Banorët e këtij lokaliteti kanë falenderuar ekipet përgjegjëse për intervenimin e shpejtë të tyre. Nga fotot e dërguara në redaksi të TV Prizreni shihet se si një kamionet e kompanisë përgjegjëse, bënë pastrimin e rrugëve në qendër të Zhurit duke hequr borën nga rrugët kryesore të këtij lokaliteti.