Klubi i Notit “ Prizreni”, pas suksesit në garat ndërkombëtare që u mbajten kohë më parë në Sarajevë, ka vazhduar rrugën e sukseseve pasi anëtarët e saj, Reina, Nida, Ina, Arti, Argjendi, Atiku dhe të tjerët, kanë arritur të sjellin në Prizren nga gara e radhës ndërkombëtare në këtë sport që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, edhe 8 medalje të reja, 3 të arta, 4 të argjendta dhe një të bronztë, njofton faqja e klubit prizrenas.
“ Përkundër vështirësive në infrastrukturë dhe neglizhencës nga institucionet, Klubi i Notit “ Prizreni” nuk do të ndalet në avancimin e sportistëve të notit. Falënderojmë përzemërsisht prindërit që vazhdimisht dhe të vetmit i qëndrojnë në përkrahje KN “ Prizreni”, thuhet në fund të këtij njoftimi.