Kandidatët për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha dhe Shukrije Berisha, kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Billushë, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.
Në njoftimin e tyre në Facebook, Nisma Socialdemokrate në Prizren thekson se ky takim shënon fillimin e një serie takimesh që do të zhvillohen në gjithë rajonin.
“Ky takim shënon fillimin e një serie takimesh që do të zhvillohen në të gjithë rajonin, për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve, si dhe për të diskutuar për përmirësimin e kushteve të jetesës në nivel lokal dhe shtetëror. Takimet po i fillojmë pikërisht nga vendlindja e kandidatit për deputet, njëherit kryetarit të degës, Zafir Berisha, nga Billusha legjendare, e cila ka luajtur gjithmonë një rol kyç në zhvillimet dhe ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë.”, thuhet në njoftim.
Në fjalën e tij i kandidati për deputet, Zafir Berisha, theksoi se ky takim është vetëm fillimi i një angazhimi të madh që Nisma Socialdemokrate do të zhvillojë për të dëgjuar dhe mbështetur qytetarët në çdo pjesë të Kosovës, njofton dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren.
Tutje, Nisma Socialdemokrate thekson se është e angazhuar për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës, me një qeverisje të përgjegjshme, të hapur dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.
“Në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka individë që gjatë gjithë jetës së tyre kanë pasur vepra konkrete, të guximshme dhe me vizion. Tani është koha që ato vepra të flasin në Kuvendin e Kosovës, për të sjellë ndryshime reale dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, pëfundoi kryetari Berisha.”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në njoftim thuhet se kandidatja për deputete, Shukrie Berisha, theksoi se Kosova me qeverisjen aktuale është futur në një rrugë pa krye, andaj përqafimi i frymës socialdemokrate dhe mbështetja e kandidatëve që kanë veç vepra është e domosdoshme. Vetëm njerëzit e dëshmuar në kohë mund të i’a kthejnë shpresën Kosovës dhe qytetarëve të saj, përfundon njoftimi i zyrës për informim të Nismës Socialdemokrate në Prizren./TVPrizreni/