Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas njoftimit se Starlink tani është i disponueshëm në Kosovë.
“Mirë se erdhe në Kosovë Starlink”, shkruan presidentja në platformën X, duke vënë në pah rëndësinë e ofrimit të kësaj teknologjie moderne për qytetarët e Kosovës.
Prania e Starlink në Kosovë pritet të përmirësojë qasjen në internet, duke ofruar shpejtësi të lartë dhe stabilitet, veçanërisht për zonat rurale dhe ato me infrastrukturë të dobët.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në avancimin teknologjik të vendit dhe përmirësimin e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bizneset.