Home PRIZRENI ME RAJON Komunës së Prizrenit i kërkohet mbështetje për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024

Komunës së Prizrenit i kërkohet mbështetje për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024

0
Komunës së Prizrenit i kërkohet mbështetje për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024

Ardit Krasniqi, kuvendari nga radhët e Partisë Demokratike, ka kërkuar sot në seancën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit që institucionet komunale të ndërmarrin masa për mbështetjen e nënave lehona dhe fëmijëve të lindur gjatë vitit 2024.

Ai ka propozuar që kjo mbështetje të përfshijë të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 janar 2024 e tutje, duke e cilësuar si një hap të nevojshëm për të nxitur mirëqenien sociale dhe për të ndihmuar familjet e reja.

Sipas Krasniqit, një politikë e tillë do të ishte jo vetëm një akt solidariteti, por edhe një nxitje për rritjen e natalitetit në komunë, duke përmirësuar kushtet për prindërit e rinj.

Ai i ka bërë thirrje që tani në fundvit të ndërmerren hapa konkretë për të realizuar këtë iniciativë dhe të alokojë fondet e nevojshme për këtë qëllim në buxhetin e vitit 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here