Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se ai derisa ka qenë ministër i Infrastrukturës, ka kontribuar jashtëzakonisht për ndërtimin e Kosovës.
Ai tha se kanë ndërtuar autostrada, rrugë dhe shumë pjesë tjera të infrastrukturës që ende sot janë aktuale.
“Kemi ndërtuar autostrada, hyrjet në Prishtinë… E kemi bërë zgjerimin e rrugëve në drejtim të Aeroportit, duke e nxjerrë këtë aset nga izolimi. E kemi ndërtuar autostradën e Kombit dhe e kemi projektuar autostradën ‘Arbën Xhaferi’”, tha Limaj.
Sipas tij, me projektin e tij për koncensionimin e Aeroportit “Adem Jashari”, Kosova përfiton 400 milionë euro dhe ai aset prap i mbetet Kosovës.
“Oponentët kritikojnë ata që punojnë dhe këtë ose e bëjnë nga xhelozia ose nga lakmia. Këtë e bëjnë sepse vetë nuk kanë bërë asgjë. Jam krenar për gjurmët që kam lënë si pjesë e këtyre projekteve.E kemi transformuar infrastrukturën në Republikën e Kosovës. Po të isha unë sot do të ishin të përfunduar edhe autostradat në drejtim të Pejës dhe Mitrovicës. Që 10 vjet kanë mbet ashtu siç i kam lënë”, ka thënë Limaj. /RTKLive/