KRU “Hidroregjioni Jugor” ka apeluar tek qytetarët që pagesat e faturimit të ujit të kryhen në mënyrë të rregullt para përmbylljes së vitit 2024 me ç ‘rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime, investime që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve, zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e furnizimit për të gjithë konsumatorët, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë të KRU” Hiodroregjioni Jugor”!
Fillimisht ju falënderojmë për pagesa të shërbimeve të ujit!
Jemi në përmbyllje të vitit 2024, me suksese e sfida të mëdha që e përcollën vazhdimisht.
Kërkojmë nga secili prej jush që të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç ‘rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime, investime që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve, zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e furnizimit për të gjithë konsumatorët!