Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 15-të të sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, që përfshinë masa më të ashpra ndaj entiteteve kineze dhe anijeve nga e ashtuquajtura flotës “hije” të Moskës.
Kështu tha Komisioni Evropian në një deklaratë të lëshuar sot.
Pakoja e re e sanksioneve shton 52 anije nga flota që përpiqet të shmangë kufizimet perëndimore për të transportuar naftë, armë dhe grurë dhe e çon numrin total të anijeve të listuara në 79.
BE-ja filloi të shtojë në listë këto anije më herët gjatë këtij viti si përgjigje ndaj një rritjeje të numrit të anijeve që transportojnë ngarkesa të cilat nuk sigurohen nga ofruesit e zakonshëm perëndimorë.
Lista përfshinte edhe anijet që dorëzuan municione koreano-veriore në Rusi.
Kufizimet e reja shtojnë 84 individë dhe entitete të reja, përfshirë shtatë persona dhe entitete kineze, si dhe entitete ruse në Serbi, raporton REL.
/GazetaSinjali/