Mbi 10 persona kanë mbetur të vdekur nga helmimi me monoksid karboni në një stacion skish në Gjeorgji, tha policia të hënën.
Siç raportojnë mediat e huaja, trupat e 11 të huajve dhe një shtetasi gjeorgjian u gjetën në dhomat e gjumit në katin e dytë mbi një restorant indian në stacionin e skive të Gudauri, në veri të vendit të Kaukazit.
Sipas një zëdhënësi se “testet paraprake nuk tregojnë asnjë gjurmë dhune në trupa”.
Ministria ka nisur një hetim lidhur me vdekjet.
Hetimi fillestar zbuloi se një gjenerator i energjisë elektrike, i cili ndodhej në një hapësirë të mbyllur pranë dhomave të gjumit ku flinin viktimat, ishte ndezur një ditë më parë pas një ndërprerjeje të energjisë.
/GazetaSinjali/