Gjatë pesë ditëve të ardhshme moti parashihet të jetë stabil me rritje të vlerave termike, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Nga e premtja pritet të ketë riga shiu, ndërsa në fundjavë parashihet rënie të temperaturave e edhe borë.
Të hënën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në ultësira.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius”, thuhet nga IHMK-ja.
Të martën parashihet mot i ngjashëm, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë celsius.
Të enjten do të jetë mot i ngjashëm, ndërsa të premten moti do të jetë i vranët e me riga shiu./KOHA/