Home LAJME Bashkëshortja e Komandant Drinit, Hajrie Rexha, surprizohet në emision nga nipi si “Babagjyshi sekret”

Bashkëshortja e Komandant Drinit, Hajrie Rexha, surprizohet në emision nga nipi si “Babagjyshi sekret”

0
Bashkëshortja e Komandant Drinit, Hajrie Rexha, surprizohet në emision nga nipi si “Babagjyshi sekret”

Hajrie Rexha, bashkëshortja e Komandant Drinit, Ekrem Rexha, ka marrë pjesë sot në emisionin e njohur “E Diela Shqiptare” në TV Klan, ku përjetoi një surprizë të veçantë nga nipi i familjes, Rrahim Rexha.

Komandant Drini, hero i luftës çlirimtare dhe një figurë e njohur për angazhimin e tij në çlirimin e Prizrenit, është mbështetur gjithmonë nga bashkëshortja e tij, Hajrie Rexha, që është shpirt i kësaj familjeje të mrekullueshme, ku harmonizohen dashuria dhe respekti i ndërsjelltë. Për Hajrie Rexhën, nipi i familjes (djali i kunatit), Rrahimi, ka thënë se Hajria ka qenë gjithmonë si një motër e madhe.

Në këtë emision, Rrahimi, i cili në këtë vit ka marrë rolin e “Babagjyshit sekret” për Hajrien, ka vendosur t’i plotësojë një dëshirë të vjetër të saj për të qenë pjesë e këtij programi. E gjithë kjo ka sjellë një emocion të jashtëzakonshëm për të gjithë të pranishmit.

Pjesë e programit “E Diela Shqiptare” ishin gjithashtu edhe Rrahimi dhe pesë anëtarët e familjes së tij: Ruzhdiu, Kimetja, Sara, Ekremi dhe Fatlinda.

Ky moment i veçantë ka emocionuar jo vetëm ata, por edhe shikuesit, duke sjellë një ngjarje sa preksa aq edhe krenare nga familja e heroit të luftës.

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here