Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë disa pamje të urave të Prizrenit, duke i quajtur ato simbole të bashkimit, historisë dhe bukurisë së qytetit.
Ai ka thënë tutje se çdo gur dhe hark i tyre fket oër traditën e pasur dhe spirtin mikpritës të Prizrenit.
“Përshëndetje nga Prizreni me vlera multidimensionale! Urat e Prizrenit janë më shumë sesa struktura arkitektonike – ato janë simbole të bashkimit, historisë dhe bukurisë së qytetit. Duke lidhur brigjet e Lumbardhit, urat mishërojnë harmoninë mes kulturave dhe kohërave, ndërsa shërbejnë si pika takimi për qytetarët dhe vizitorët. Çdo gur dhe hark i tyre flet për traditën e pasur dhe shpirtin mikpritës të Prizrenit, që krijon një lidhje të përhershme mes së shkuarës dhe të ardhmes. Shijoni këto pamje të urave të Kryeqytetit Historik të Kosovës!”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/