Home LAJME Kurti takoi mërgatën në Lubjanë të Sllovenisë: Vetëm bashkë e forcojmë shtetin

Kurti takoi mërgatën në Lubjanë të Sllovenisë: Vetëm bashkë e forcojmë shtetin

0
Kurti takoi mërgatën në Lubjanë të Sllovenisë: Vetëm bashkë e forcojmë shtetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postmi në Instagram, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë të Sllovenisë, është takuar edhe me mërgatën.

Kurti ka treguar se atje u njoh me historitë e suksesit të diasporës sonë të zellshme dhe punëtore.

“Pranë mërgatës, kudo dhe kurdoherë. Edhe në Lubjanë të Sllovenisë bashkëbiseduam dhe u njohëm me historitë e suksesit të diasporës sonë të zellshme dhe punëtore. Vetëm bashkë e forcojmë shtetin dhe përshpejtojmë zhvillimin. Ekonomia, arsimi, mbrojtja e siguria, sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit e shumë fusha të tjera kanë përparuar gjatë qeverisjes sonë dhe e kemi obligim të vazhdojmë trajektoren e progresit dhe zhvillimit”, ka shkruar kryeministri Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here