Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kalendarin e ndeshjeve të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Kosova garon në Grupin B, ku ndodhen edhe Zvicra, Suedia dhe Sllovenia, një grup mjaft të fortë dhe sfidues.
Dardanët këtë cikël kualifikues e nisin më 5 shtator si mysafirë kundër Zvicrës dhe tri ditë më pas ballafaqohen në shtëpi me Suedinë, raporton RTK.
Ja kalendari i ndeshjeve të Kosovës:
- E premte, 5 shtator 2025
Zvicra – Kosovë (20:45)
- E hënë, 8 shtator 2025
Kosovë – Suedi (20:45)
- E premte, 10 tetor 2025
Kosovë – Slloveni (20:45)
- E hënë, 13 tetor 2025
Suedi – Kosovë (20:45)
- E shtunë, 15 nëntor 2025
Slloveni – Kosovë (20:45)
- E martë, 18 nëntor 2025
Kosovë – Zvicër (20:45)