Home LAJME Kosova dhe Shqipëria pritet të mbajnë mbledhje të përbashkët parlamentare në janar

Kosova dhe Shqipëria pritet të mbajnë mbledhje të përbashkët parlamentare në janar

0
Kosova dhe Shqipëria pritet të mbajnë mbledhje të përbashkët parlamentare në janar
Foto: Sefer Aliqkaj

Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës parashikohet që të mbajnë një mbledhje të përbashkët në sallën e Kuvendit të Kosovës, në mes të muajit janar, raporton Top Channel.

Në këtë sesion të përbashkët pritet të marrin pjesë deputetët e të dyja vendeve, ndërsa vijon ende puna për përgatitjen dhe agjendën përfundimtare.

Në ditët pasardhëse pritet dhe një njoftim zyrtar në lidhje me atë çka pritet të ndodhë. /Tch/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here