Home LAJME Osmani takon kongresistin Burchett, flasin për thellimin e lidhjeve ekonomike mes shteteve

Osmani takon kongresistin Burchett, flasin për thellimin e lidhjeve ekonomike mes shteteve

0
Osmani takon kongresistin Burchett, flasin për thellimin e lidhjeve ekonomike mes shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington për vizitë zyrtare, ku ka zhvilluar një mori takimesh me politikanë. Së fundmi, ajo është takuar me kongresistin republikan Tim Burchett.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja Osmani ka njoftuar se në qendër të bisedës me kongresistin Burchett ishte rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

“U dakorduam se investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara, jo vetëm për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por edhe për të forcuar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë midis dy vendeve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here