Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C., është takuar me kongresistin republikan Mike Lawler.
Osmani ka shkruar se pas një bisede në New York disa muaj më parë me kongresistin republikan Mike Lawler u takua këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
“E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta”, shkroi Osmani. /Zëri