Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se thirrja e kryeministrit, Albin Kurtit për intervistim nga Prokuroria Speciale nuk lidhet me procesin zgjedhor.
‘’Aspak nuk lidhet me procesin zgjedhor, fushata ende nuk ka filluar fillon në muajin janar’’, tha Miftaraj.
Sipas Miftarajt, Kurti duhet të jetë shembull për të tjerët duke iu përgjigjur kësaj ftese.‘’Kryeministri i vendit do të duhet të jetë shembull për qytetarët tjerë sepse kërkesat e institucioneve të drejtësisë për tu intervistuar edhe si dëshmitar duhet të respektohen dhe të përçohet mesazhi se të gjithë jemi për sundim të ligjit’’, tha Miftaraj për Rtv 21.