Rigon Berisha, një djalë vetëm 6 vjeç, ka nevojë për ndihmën e menjëhershme të çdo njeriu të vullnetit të mirë. Rigoni është diagnostikuar me një tumor në kokë dhe, sipas mjekëve nga Kosova dhe Shqipëria, ndërhyrja e nevojshme mund të kryhet vetëm jashtë shtetit. Për të shpëtuar jetën dhe shëruar këtë fëmijë të vogël, janë të nevojshme 33,800 euro, një shumë që familja e tij nuk mund ta sigurojë.
Për këtë arsye, ata kanë kërkuar ndihmën e publikut për të mbledhur fondet e nevojshme. Babai i Rigonit, Tefik Berisha, ka bërë thirrje për çdo kontribuues të mundshëm që të ndihmojnë për t’i dhënë mundësinë Rigoni që të rikthehet në lojërat me fëmijët, të kthehet në shkollë dhe të vazhdojë jetën si çdo fëmijë tjetër.
Për të kontribuar, mund të përdorni të dhënat bankare të publikuara në fotografitë bashkëngjitur, dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni babain e Rigonit në numrin e telefonit 📲 +383 49 68 85 60.
Le të bëhemi bashkë dhe të shpëtojmë jetën e Rigonit!