Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar armatim të blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit, shtator, tetor dhe fillimit në nëntorit.
Maqedonci ka theksuar se ShBA-ja asnjëherë nuk heziton të ketë bashkëpunim me Kosovën për blerje të armatimit.
“Në vazhdimësi nga ShBA-ja kemi marrë armatim dhe jemi duke marrë. Blerja e fundit ka qenë në tetor, para kësaj e kemi pasë një kontingjent që ka ardhur gjatë muajit shtator. Kemi pasë aeroplanë amerikanë të ushtrisë amerikane që kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga ku janë shkarkuar armë dhe janë ngarkuar në kamionët e FSK-së. Normalisht që këto nuk janë bërë publike nga ne për shkak të ndjeshmërisë”, ka thënë Maqedonci, në Rubikon të Klan Kosovës.